Lajme

Kurti nga Prizreni: Mbështetja jonë për biznese sa vjen e rritet

02/06/2025 22:26
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se tubimet në Prishtinë dhe Prizren e kanë motivuar atë dhe ekipin e tij për të vazhduar punën e tyre, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh i lumtur për zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe mbështetjen e vazhdueshme për bizneset në këtë qytet.

Kurti nënvizoi se qytetarët  vazhdojnë të mbështesin numrin 118, duke konfirmuar se kanë zgjedhur të ardhmen e Kosovës me këtë vizion.