Lajme

Kurti nga “Kodra e Trimave” u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

11/09/2025 17:00
nga:G B

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga lagjja “Kodra e Trimave”  të Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe  të votojnë.

Kurti, tha se edhe pak orë edhe përfundon procesi i votimit, andaj bëri thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Në këtë pasdite të mirë, secili nga ne, le ta shfrytëzojmë të drejtën tonë qytetare dhe të kontribuojmë për qytetin tonë”, tha ai përmes një videoja në Facebook.