Lajme

Kurti nga Hani i Elezit: Le ta thurim vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt, nga njëri cep te tjetri

01/14/2025 23:50
nga:G B

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se Hani i Elezit është vendi i zemrave të mëdha, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që të thurin vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt, nga njëri cep te tjetri, nga këtu në Leshak, nga Kamenica në Pejë, nga Podujeva në Dragash, e nga Istogu në Viti.

Postimi i tij i plotë:

Hani i Elezit është vendi i zemrave të mëdha. Le ta thurrim vargun e 500 mijë sosh deri më 9 shkurt, nga njëri cep te tjetri, nga këtu në Leshak, nga Kamenica në Pejë, nga Podujeva në Dragash, e nga Istogu në Viti.

Votojmë 118, fitojmë si VETËVENDOSJE!-GUXO-Alternativa, festojmë së bashku.