Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në Gjilan, ku thotë se ky qytet është vend i punëtorëve të zellshëm e veprimtarëve patriotë, raporton GazetaBlic.
Kurti tutje thotë se duke votuar masivisht numrin 118, fitojmë bashkë bashkërisht më 9 shkurt.
Ai falënderon të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Në kryeqendrën e Anamoravës, të lindjes së Kosovës e të Kosovës lindore, të maleve të Karadakut e të Luginës së Preshevës, në Gjilanin e dashur e mikpritës, të punëtorëve të zellshëm e veprimtarëve patriotë.
Duke votuar masivisht numrin 118, fitojmë bashkërisht më 9 shkurt. Faleminderit shumë për gjithë përkrahjen nga zemra e gjithë mbështetjen e pakursyer ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.