Lajme

Kurti nga Gjermania: Me qeverinë tonë, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme

05/11/2026 19:20
nga:Genita C

Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” në Schloss Bensberg të Gjermanisë, ku këtë vit Kosova është vend partner, raporton GazetaBlic.

Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme mesatare rreth 4%, ndërsa Bruto Produkti Vendor ka arritur në 12 miliardë euro. Ai theksoi gjithashtu rritjen e qarkullimit të bizneseve dhe përmirësimin e fitimeve të sektorit privat, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike me Gjermaninë.

Sipas tij, Kosova, si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve.