Lajme

Kurti nga Gjakova: Qeveria jonë nuk do t’iu gënjej e zhgënjej

01/11/2025 20:05
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i saj, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij pati kritika e sulme ndaj partive opozitare – duke i lidhur me Serbinë e Vuçiqin.

Ai tha se energjia e popullit të Kosovës, potenciali që sipas tij e ka rinia, duhet për ta zhvilluar e përparuar vendin, për ta drejtuar e rregulluar shtetin.

“Të jeni të sigurt, që qeveria jonë nuk do të iu gënjej asnjëherë dhe kurrë nuk do të iu zhgënjej. Të drejtat i garantojmë, nevojat i plotësojmë”.

“Për rininë e kemi punësimin, për gratë e kemi barazinë, për fëmijët i kemi shtesën, për opozitën e kemi opozitën. Për Serbinë e kemi policinë, ushtrinë e dialogun”.

“Për pleqtë e kemi pensionin dhe për të gjithë e kemi shëndetësinë. Pra, secili në vend të vetin. E pas fitores më 9 shkurt dhe qeverisë sonë të re, nivele të reja të papara të progresit, cep më cep e anë e mbanë republikës sonë”, tha Kurti.

Kurti më tej tha se synon edhe katër vite të tjera në krye të qeverisë, ku sipas tij, do të jetë qeverisje edhe me laps edhe me gomë.

“Ne kemi edhe gomë edhe laps. Goma e fshin korrupsionin kurse lapsi e shkruan zhvillimin. E, për këtë qeverisje edhe me laps për zhvillim edhe me gomë kundër korrupsionit, 9 shkurti është data, e diel është dita, Kosova është shteti, shteti është Republika, shkolla është vendvotimi, me zemër është vota, 118 është numri, e jona është fitorja”, tha Kurti.