Kandidati i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndryshe prej fjalimit të 10 shkurtit kur fyeu rivalët e tij, gati një vit më vonë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka shfaqur tjetër gjuhë: atë të zbutjes.
Ai në festën afër Hotelit Grand, tha se kjo është fitore e krejt Kosovës dhe se do të vazhdojnë me punët e kryera.
“Më 9 shkurt sivjet fitoi VV-ja bashkë me partnerët, kësaj radhe fitoi populli dhe republika. Ajo çfarë e bëri të mundshëm fitoren është vizioni dhe programi ynë, punët e mbara dhe të kryera në këtë pesëvjeçar dhe zotimet e reja që do t’i përmbushim të gjitha”, ka thënë Kurti.
“Sonte të gjithë kremtojmë numrin që është fitimtar”, ka thënë ai.
“Nuk lëshojmë pe, jo për inat të dikujt, por për shkak se gjithë juve ju duam fort”, tha veç të tjerash ai.


