Lajme

Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë

04/14/2026 17:44
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti, në shënimin e 14 Prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar në Kuvend se përvoja e vendit në adresimin e kësaj plage po merr vlerësim ndërkombëtar, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se, përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, Kosova po shërben si shembull i rëndësishëm për shtetet e tjera të prekura nga konfliktet.

Kurti veçoi bashkëpunimin me Ukrainën, duke thënë se shkëmbimi i përvojave po kontribuon në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, përvoja e Republikës së Kosovës në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës po shërben si shembull i rëndësishëm për vende të tjera të prekura nga konflikti. Në veçanti, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me Ukrainën dëshmon se praktikat tona po kontribuojnë në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve tanë. Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë”, tha Kurti.

Haxhiu: Drejtësia mbetet e cunguar për aq kohë sa autorët e dhunës seksuale jetojnë të lirë në Serbi