Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, ka shprehur falënderime pas takimit me diasporën kosovare në Cyrih, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi mbështetjen e fuqishme që mërgata e Zvicrës i ka dhënë Lëvizjes, duke vlerësuar se mërgata kudo në botë është e angazhuar për ndryshim.
Kurti bëri thirrje që më 9 shkurt, qytetarët të votojnë për numrin 118, duke u bashkuar për të krijuar një forcë të madhe prej 500 mijë zemrash.
Ai i falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe shprehu dashurinë për ta.