Lajme

Kurti: Nesër nisin diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

02/12/2026 11:28
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot Qeveria do të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe do të riprocedojë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit për vitin 2026.

Ai tha se, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, tashmë janë në hapin e tretë të punës, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Posa të përfundojnë këto, jam i gatshëm nga nesër të filloj kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjet e presidentit”, tha Kurti.