Lajme

Kurti në takimin lamtumirës e falënderon Ulutashin për bashkëpunimin dhe koordinimin

10/08/2024 22:34
nga:Sh R

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutashin.

Kurti e falënderoi Ulutashin për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, teksa shprehu lerosimm për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat, sipas tij, të sinqerta në frymën për ruajtjen e paqes e sigurisë.

“Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërsa, Ulutashi shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe dialogun e fortë të zhvilluar, në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it