Lajme

Kurti në Shtutgart: Salla e madhe nuk ishte e madhe mjaftueshëm!

10/13/2024 18:56
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një video nga vizita e tij në Shtutgart, ku siç thotë ai, u prit me ngrohtësi nga mërgata shqiptare, ashtu siç ndodhi edhe në Mynih, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se salla e madhe nuk ishte e mjaftueshme për të gjithë ata që kishin ardhur për të uruar mirëseardhjen.

Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e pandërprerë të diasporës, e cila vazhdon të angazhohet për Republikën e Kosovës.