Lajme

Kurti në SHBA, Ahmeti: Shtëpia e Bardhë është adresa

05/16/2022 13:37
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në SHBA.

Ai ende nuk ka pasur takime të nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë.

E analisti Arben Ahmeti ka bërë sërish thirrje që të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, derisa ka thënë se ajo është adresa, përcjell Gazeta Blic.

“Shtëpia e Bardhë është adresa.

#hope #USA”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.