Lajme

Kurti në PE: Marrëveshja e Washingtonit nuk besoj se është menduar të implementohet

04/29/2021 18:08
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ai ka folur edhe për marrëveshjen e Washingtonit e cila është arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti ka thënë se në një marrëveshje të tillë ka gjëra pozitive, por ka shtuar se nuk beson që është menduar të implementohet.

Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet si palë e barabartë me Serbinë