Lajme

Kurti në Oslo: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë!

11/09/2024 08:28
nga:Y I

Kryeministri Kurti ka publikuar pamje nga tubimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë që u mbajtë mbrëmë, ku ishte e pranishme edhe Kryediplomatja Donika Gërvalla.

Kurti ka thënë se mërgata ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë, raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje ka potencuar se ata po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovën.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit.Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë” shkruan Kurti në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë.

Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit.

Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë.