Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në njërën anë qëndron Kosova si shtet demokratik dhe në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë në veri.
“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.


