Lajme

Kurti: Në korrik ndodhi deeskalimi i situatës në veri

07/26/2023 11:43
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për gazetarë.

Ai ka theksuar se fundi i muajit maj dhe qershori ishin muajt e eskalimit të situatës në veri. Ai shtoi se muaji korrik, ishte muaji i deeskalimit të situatës.

“Mua më keni si garantues, si kryeministës që askund, bash askund nuk kontribuojmë për eskalim të situatës”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur për katër kryetarët shqiptarë në komunat veriore.