Lajme

Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka ndonjë rast kur një serb në Kosovë ka refuzuar eurot

02/08/2024 23:30
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dinari serb nuk është ndaluar, poqë valuta e Kosovës është euro.

Ai në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës.

Kurti ka thënë se askush kurrë nuk i ka refuzuar eurot.

“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb ka thnëë se nuk i marrë kurrë këto para sepse janë euro”, ka thënë Kurti.