Lajme

Kurti në Kastriot: Shteti është shtëpia për popullin – Investime dhe punësime për banorët e këtij vendi

01/20/2025 20:02
nga:G C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me qytetarët në Kastriot u shpreh se ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin.

Ai theksoi se si qeveri kanë zhvilluar ekonominë dhe kanë mbrojtur sovranitetin e Republikës cep më cep territorit.

Kryeministri Kurti kujtoi punësimet që janë bërë, duke vënë theksin te banorët e Kastriotit, sidomos gratë dhe vajzat në sektorin e energjisë.

“Vetëm për dy vjet, KEK-ut ia kemi shtuar 745 punëtorë të rinj. E prej këtyre 745 punëtorëve të rinj, mbi 400 janë banorë të Kastriotit; pra, më shumë se gjysma e të punësuarve të rinj në KEK janë nga komuna juaj e dashur. Ky nuk është favorizim, kjo është drejtësi, është meritë. Kush më mirë se banorët e Kastriotit e njeh KEK-un dhe terrenin e tij? Kush punon me më shumë zell për KEK-un sesa banorët e Kastriotit? Askush.

44 gra, ose 22% e të gjitha grave që punojnë sot në KEK, janë punësuar gjatë mandatit tonë qeverisës. Ndërkaq, në mandatin e ri do të kemi programe të reja, posaçërisht për gra e vajza, për punësim në sektorin e energjisë dhe në KEK. Ne punësojmë në KEK, sepse ne investojmë në KEK”, tha ai