Me rastin e shënimit të edicionit të 15-të të hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Domates, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen tradicionale të këtij festivali.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikatë njoftoi se Kurti ka vlerësuar fermerët e Mamushës si punëtorë të zot dhe shembull i mirë për Kosovën.
“Ajo çka synojmë si qeveri është ta shtojmë mbështetjen dhe ngritjen e vlerës së prodhimeve tona bujqësore, e në këtë rast sidomos të domates përmes skemës së granteve. Në këtë fazë ne kemi përkrahur shtimin e sipërfaqeve me serra, veçanërisht në Mamushë, falë organizimit dhe punës suaj, e kjo nënkupton prodhim më shumë”.
“Uroj që viteve në vijim ta shtoni gamën e nënprodukteve përmes ruajtjes dhe përpunimit. Domatja juaj në sofrën tonë, nga toka jonë”, është shprehur ai.