Lajme

Kurti në Gjykatë/ Mushkolaj: Për të korrupsioni është OK, por statuset në Facebook janë të patolerueshëm

09/03/2025 10:37
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se Kurti refuzon të dëshmojë për rezervat shtetërore në prokurori, por shkon në gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të korrupsioni është në rregull, por statuset në Facebook janë të patolerueshëm.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti refuzon të dëshmojë për rezervat shtetërore në prokurori, por shkon në gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij. Për të interesi personal është më i rëndësishëm se ai publik. Për të korrupsioni është OK, ama statuset në Facebook janë të patolerueshëm.