Lajme

Kurti në Gjykatë, Krasniqi: Tendencat për kapje të drejtësisë janë të dukshme

09/03/2025 22:10
nga:Genita C

Profesor Kolë Krasniqi komentoi seancën e sotme lidhur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.

Krasniqi theksoi se nuk beson që kryeministri ka pasur frikë nga kërcënimet, por theksoi rëndësinë që gjykata të hetojë me kujdes çdo veprim që mund të jetë dyshues.

”Nuk e besoj se edhe aj ka pasur frikë nga aj mesazh, mirëpo Gjykata duhet të hetoj çdo veprim dyshues”, tha Krasniqi.

Lidhur me këtë Krasniqi tha se “tendencat për kapje të sistemit të drejtësisë janë të dukshme

‘Tendeca për kapje të sistemti të drejtësisë janë të dukushme, askush prej politikanëve nuk e ka propakontrabanduar sistemin juridik më teper se Kurti, nuk kemi barazi ligjore”, tha Krasniqi./21Media