Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në palestrën e sportit “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se palestra ishte e mbushur cep më cep.
“Na priftë e mbara bashkë me Fushë Kosovën, drejt fitores sonë, për më shumë zhvillim e siguri, prosperitet e drejtësi”, ka shkruar Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Cep më cep e tejmbushur palestra e sportit “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.
118 është numri në fletëvotim e 500 mijë është numri i zemrave që do të bëhen bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Na priftë e mbara bashkë me Fushë Kosovën, drejt fitores sonë, për më shumë zhvillim e siguri, prosperitet e drejtësi.