Lajme

Kurti në Francë,merr pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

03/15/2023 08:35
nga:Genita C

Kurti sot merr pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.

Kryeministri Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në Strasburg të Francës.

I pari i Qeverisë mbrëmë udhëtoi për në Francë, ndërsa gjatë qëndrimit dyditor, ai do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​