Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputet të LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës, mbajti tubim elektoral në qytetin e Ferizajt, ku kërkuan votën më 9 shkurt, derisa i ftoi edhe qetarët e Maqedonisë së Veriut, që kanë shtetësi të Kosovës, të votojnë LVV-në.
Kurti tha prodhimin po ia kthejnë ekonomisë dhe mirëqenien shoqërisë. Sipas tij shumë procese të drejtësisë duhet të zgjidhen, siç tha ai, ende nuk ka dënime për korrupsion.
“Me votën tuaj para 4 vjetëve u formua qeveria e re me 500 mijë zemra me votën tuaj do të ndryshojë edhe dritësia sepse asnjë punë nuk ka lodhe mos puna e drejtësisë. Qetari jonë pret me vite për një lëndë nëpër gjykata nuk i vjen rendi, ndërsa kriminalët lirohet brenda ditëve, sepse ia kanë heq urdhër-arrestin”, tha ai.
Kurti tha se Bonstilli ka ndihma punësimin, por edhe plotë prej tyre i kanë shërbye SHBA-së
“E dimë shumë mirë që Bill Clinton na e patë dhënë një mesa të fuqishme, ai pati thënë ‘ne fituam luftën ju fitoni paqen’, luftën e fituam bashkë me intervenimi i NATO-s dhe heroizmin e UÇK-së. Nuk mundesh me pas aleatë amerikan kur e vjedhë vendin tënd, Amerika i do ferizajasit, që paguajnë tatimin… Me Amerikën je kur e lidhe Prizrenin me Tetovën, .. e pikërisht kështu është qeveria jonë. Ne ndërtojmë raporte me aleatët, siç është Amerika, e pikërisht nga Amerika po blejmë raketa e do të blejmë edhe helikopterë siç njihen “Skifteri i zi”
Hekuran Murati para përkrahësve ferizajas shpalosi punën 4 vjeçare të qeverisë, ku tha se kanë realizuar 654 milionë euro investime, mbështetje për bizneset dhe qytetarët
“Te rinjtë që votojnë për here të parë, të votojnë një qeveri për ta. Qeveria Kurti për herë te parë e ka mbështet të riun me platformën ‘Super Puna’, për gratë i kemi bërë shtesat për fëmijë për gra lehona 400 mijë, të përfitojnë dhe familjet të ndihen të barabarta. Secila grua, nënë ka arsye me dalë më votua më 9 shkurt LVV-në”, tha Murati
Ndërsa Albulena Haxhiu, kandidate për deputete nga LVV, tha se qeveria Kurti ka siguruar mbi 10 milionë euro për gra, për subvencione të ndryshme, shërbime shëndetësore falas./rtk/