Lajme

Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

09/28/2026 20:26
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar komunitetin boshnjak me rastin e Ditës së Boshnjakëve, raporton GazetaBlic.

Kurti kujtoi vendimin e Kuvendit Boshnjak të 28 shtatorit 1993 për rikthimin e emrit kombëtar “Bošnjak” dhe të emërtimit “bosanski jezik”, duke vlerësuar kontributin e komunitetit boshnjak në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi lidhjet historike mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe përvojat e tyre gjatë luftërave të viteve ’90.