Lajme

Kurti në ceremoninë komemorative të profesor Landsman: Profesionin e shndërroi në aktivizëm

02/13/2024 17:30
nga:Sh R

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë komemorative në nderim të jetës së profesor Moshe Landsman i cili ishte bashkëthemelues i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kurti tha se profesor Landsman, profesionin e tij e shndërroi në aktivizëm, pasi siç tha Kurti, atë çfarë e lexonte Landsman dhe atë çfarë e dinte, e ndante me të tjerët, me qëllim që shoqëria dhe bota të bëhet më e mirë.

“Në Kosovë ne e njohim si një nga të parët që ateroi në një grup humanitar pas luftës në Kosovë, dhe i ndihmonte viktimat e luftës. Pra, i pyeste se në një situatë kush është viktima. Dhe merrej së pari me viktimën. Dhe nëpërmjet viktimës e kuptonte atë situatë dhe përpiqej që me të tjerët ta ndryshonte”, u shpreh ai.

Vitin e kaluar, ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e ka vlerësuar Landsmanin me çmim nderi për kontributin e tij në zhvillimin e arsimit në Kosovë, me theks në fushën e psikologjisë.