Lajme

Kurti në 26-vjetorin e themelimit të Policisë: Zyrtarët policorë, më besnikët për vendin!

09/06/2025 21:01
nga:Y I

Sot ka shënuar 26 vjetorin e themelimit, Policia e Kosovës.

Në cermoninë për nder të 26 vjetorit të themelimit kanë marrë pjesë edhe liderët kryesorë të shtetit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Policinë e Kosovës duke thënë se zyrtarët policorë janë më besnikët për vendin.

“Sot shënojmë 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, institucionit më të besueshëm në Republikën tonë, së bashku me FSK-në, ushtrinë tonë. Ky përvjetor nuk është thjesht shënim i një date, por është dëshmi e rrugës sonë të përbashkët si shtet dhe si shoqëri. Mbi shumë sfida e duke shënuar plot arritje ka qëndruar Policia e Kosovës me besnikërinë e saj, qytetarëve dhe Republikës”, ka theksuar Kurti.