Lajme

Kurti në 25-vjetorin e zhdukjes së Hotit: Kosova s’ka një politikan e filozof të politikës sikur ai

05/16/2024 15:15
nga:N K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se 25 vjet pas lirimit lirimit nga burgu i Dubravës, profesori Ukshin Hoti, u rrëmbye dhe u zhduk.

Kurti tha se çerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur ende, teksa shtoi se Kosova e shqiptarët s’kanë një politikan, filozof e teoricitent të politikës sikur ai.

“Drejtësia për të nuk ka filluar ende. Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar”.

“Ҫdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë. 25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato. Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë: