Cult

Kurti ndoqi një shfaqje franceze në Teatrin Dodona, thotë se lidhja mes dy vendeve dëshmohet fuqishëm

03/22/2024 12:40
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në mbrëmje ishte në Teatrin Dodona për të ndjekur një shfaqje franceze.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se në teatër shkoi me rastin e hapjes së javës së Frankofonisë “ATMOSPHERES 2024” ndoqa shfaqjen magjepsëse franceze “B+B=BB”.

Me këtë rast, i pari i qeverisë tha se lidhja jonë me Francën dëshmohet fuqishëm dhe ngjarje kulturore si kjo krijojnë ura të reja në mes të skenave tona, institucioneve tona dhe komuniteteve tona të përbashkëta artistike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)