Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit, shtetasi kosovar i cili dyshohet se u vra në Serbi të premten e 19 korrikut.
Kurti ka bërë thirrje për hetim vendor e ndërkombëtar për këtë rast, që nga ikja e Hajrizit drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.
“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit e po ashtu heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë. E përsëris thirrjen te organet përgjegjëse për zbardhjen e këtyre rasteve”, ka deklaruar Kurti.