Lajme

Kurti mohon se ka ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët

03/05/2024 10:05
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se ka ndonjë përkeqësim të raporteve me ndërkombëtarët

“Nuk është e vërtetë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga mediat nëse ka ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët

Ai këtë përgjigje e ka dhënë pasi është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Në ceremoninë inauguruese shiriti është prerë nga kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.

Ky departament tani gjendet në objektin e ish-Rilindjes në kryeqytet.

Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin
Kujtojmë se, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kishte deklaruar se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më tej, Hovenier ka shtuar se zbatimi i Rregullorës së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit.