Lajme

Kurti mirëpritet nga homologu austriak, Kurz – Marrëdhëniet mes dy vendeve, njëra prej pikave kryesore të takimit

06/18/2021 20:10
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është mirëpritur nga homologu austriak, Sebastian Kurz.

Ky i fundit e ka takuar të parin e ekzekutivit kosovar pas Samitit të Vjenës, ku u takuan gjashtë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përcjell GazetaBlic.

Marrëdhëniet mes dy vendeve, raportet në rajon dhe integrimet evropiane, ishin pikat kyçe të takimit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Pas Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor, më priti në takim Kancelari i Austrisë, z. Sebastian Kurz, në zyren e tij. Fillimisht e falenderova Kancelarin Kurz për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë për vendin tonë, qysh prej pranimit të studentëve dhe diplomave në vitet e ‘90-ta deri te mbështetja në menaxhimin e pandemisë Covid-19. Biseduam për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy republikave tona, raportet në rajon dhe integrimet evropiane. Në veçanti shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, nevojën e Kosovës për investitorë nga Austria, si dhe rolin që mund të luajë mërgata jonë në shtimin e urave midis dy shteteve dhe popujve tanë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi një samit të përbashkët biznesi Kosovë-Austri.

Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA

/GazetaBlic/