Zgjedhjet 2025

Kurti: Mirënjohës e falendërues për kontributin dhe rolin e grave dhe vajzave në progresin tonë si shoqëri dhe si shtet

01/29/2025 23:39
nga:Mergim Rreci

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga tubimi i organizuar me gratë dhe vajzat, raporton GazetaBlic.

“Gruaja e Lëvizjes e ka bërë Lëvizjen të gruas. Gruaja e GUXO-s, ka guxuar e guxon. Gruaja e Alternativës e ka zgjedhur alternativën”, ka thënë fillimisht ai.

Tutje, ai tha se është mirënjohës e falendërues për kontributin dhe rolin e grave dhe vajzave në progresin tonë si shoqëri dhe si shtet.