Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku tha se ka theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke.
“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Peach gjatë ditës, ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kujtojmë se takimi i nivelit të lartë të dialogut do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.
Ahead of discussions in Brussels, I had a productive phone call with ?? Special Envoy to the Western Balkans Sir Stuart Peach, emphasizing the need for an agreement centered on mutual recognition and good neighborly relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022


