Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re të Komunës së Shtimes.
Në një postim në Facebook, ai ka uruar qytetarët e kësaj komune për këtë projekt.
“Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë: