Lajme

Kurti: Mërgatë e dashur, ju mirëpresim sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!

07/30/2024 13:00
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgatës së Kosovës.

Në Facebook ai e ka shpërndarë një video të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka publikuar derisa bëhen përgatitjet për në koncert që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Mërgatë e dashur,Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur” shkruan Kurti në Facebook raporton Gazeta Blic.