Lajme

Kurti me ofertë për mërgimtarët pronarë biznesesh që duan të investojnë në Kosovë: Ua garantojmë kreditë

07/14/2024 19:14
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ketë edhe një “pako mirëseardhëse” për bashkëatdhetarët.

Kurti tha se “këtë vit për bashkëatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore, përmes saj do të garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre ”, shprehet Kurti.

“Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah”, shkruan Kurti.