Lajme

Kurti me ish-presidentin shqiptar marrin pjesë sot në diskutimin për Ballkanin Perëndimor

10/05/2024 07:58
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku do të marrin pjesë në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”.

Ngjarja pritet të nis nga ora 10:00, në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

Konferenca organizohet nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.