Lajme

Kurti me dedikim tjetër për Kadarenë: Në errësirën e diktaturës, ishte vezullimi i krijimtarisë, njerëzimit dhe i gjeniut individual

07/01/2024 18:09
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti, sërish ka bërë një dedikim për shkrimtarin shqiptar me nam botëror Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij.

Shefi i i qeverisë, tha se Kadareja në errësirën e diktaturës në Shqipëri ishte vezullimi i krijimtarisë, i njerëzimit dhe i gjeniut individual.

“Ai u detyrua, si shumica e bashkatdhetarëve të tij, të jetonte brenda kufizimeve më të ashpra politike dhe artistike; e megjithatë ai gjeti mënyra për të ndriçuar, për të pyetur dhe për të qeshur”, shkroi Kurti në X.

Ai tutje tha se romanet e Kadaresë ishin të bazuara në kulturën dhe historinë shqiptare, por temat dhe zëri i tij sidomos në poezinë e tij ishin universale, raporton Klankosova.tv.

“Çmimi i tij Ndërkombëtar i Librit për Njeriun (i pari i dhënë ndonjëherë) dhe nominimet e përsëritura për Çmimin Nobel për Letërsinë pasqyrojnë staturën e tij globale: ai foli për njerëzit kudo, duke luftuar për të mbijetuar dhe për të gjetur një dritë të pastërtisë mes kompromiseve dhe kufizimeve të jetës”, shtoi Kurti.

Njeriu i cili mbi supe e ka udhëheqjen e qeverisë, ndër të tjera tha se si i rritur në Kosovë nën diktaturën dhe represionin e Beogradit, e më pas si i burgosur politik, zërin e Kadaresë e ka dëgjuar si empati dhe si frymëzim.