Lajme

Kurti mburret me veturën e tij: ‘Mirë i punojnë frenat’

05/26/2023 13:07
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, pak para takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka lavdëruar veturën e tij, se frenon shumë mirë.

Në oborrin e Qeverisë, gazetarët e prisnin fillimin e takimit ndërmjet Kurtit e Osmanit, ku vetura e tij zyrtare iu afrua shumë afër punëtorëve medial.

Pasi doli nga vetura, Kurti tha me bindje se “mirë i punojnë frenat”.