Lajme

Kurti mbrojti Nagip Krasniqin me dy aktakuza, reagon Çitaku: Në terr e ke gjysmën e Kosovës

12/30/2024 21:16
nga:G B

Vlora Çitaku nga PDK, ka shkruar për intervistën e Kurtit në RTK, i cili e mbrojti ish-Kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, anipse ndaj tij rëndojnë dy aktakuza nën dyshimin e keqpërdorimit të mbi 40 milionë euro.

Çitaku ia ka përmendur edhe faktin se gjysma e Kosovës është në terr, duke e pyetur Kryeministrin, se ku po e sheh suksesin.

Postimi i saj i plotë:

Po i bëhet sulm për shkak të suksesit të tij, paska thënë A.K. për Nagip Krasniqin.

Ku po e sheh atë sukses? Në terr e ke gjysmën e Kosovës, faturat e energjisë elektrike kanë shkuar në stratosferë.

Po, nuk e ndjenë Kosovën si e ndjejmë ne, A.K.

Ndoshta, në universin paralel ku ai jeton, çdo gjë është mirë.

Në realitet, Kosova meriton.