Sot në ora 16:00 pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të merren masat e reja anti Covid.
Lajmin në lidhje me masat e reja anti Covid e dha dje përmes një njoftimi në facebook edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizimit.
Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi këtë fundjavë


