Lajme

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të partisë, diskutojnë rreth aktualitetit politik dhe zhvillimeve në dialog

05/06/2023 16:42
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë ku prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti u ka folur atyre edhe rreth aktualitetit politik dhe – siç njofton Vetëvendosje – debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

“Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari.Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.
Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: