Lajme

Kurti: Mbi 700 mijë objekte janë skanuar në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit

06/25/2024 13:16
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit, e cila është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kurti përmes një postimin në platformës X, ka shkruar kjo Qendër është e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon.

“Kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve”, ka shkruar Kurti në X.