Lajme

Kurti: Mbështetja e qeverisë e padiskutueshme për FSK-në, së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët ‘Black Hawk’

03/28/2025 11:29
nga:Y I

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se mbështetja e qeverisë do të jetë e padiskutueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës duke thënë se së shpejti Kosova do të ketë edhe helikopterët “Black Hawk”.

Kurti gjatë fjalës së tij në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të FSK-së tha se gjatë mandatit katër vjeçar kanë dyfishuar numrin e ushtarëve të rinj si dhe kanë investuar në armatim luftarak.

“Mbështetja jonë do të jetë vazhdimësi e mbështetjes katër vjeçare që kemi bërë deri tani. Përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi rekrutuar 2315 ushtarë të rinj të cilëve do të ju shtohen edhe 390 ushtarë të tjerë në muajt e ardhshëm, në total 2705 ushtarë. Kemi investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë duke blerë dronët luftarak ‘Bayraktar’, sistemin raketor anti tank, dhe së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët ‘Black Hawk’ (Skifterët e zi) në inventarin e ushtrisë. Kemi vendosur themelin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën për prodhimin e municionit Made in Kosova, e të gjitha këto sipas standardeve të vendeve të NATO-s”, tha ai.