Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Kuvend për seancën konstituive.
I pyetur nëse i ka votat për formimin e qeverisë, ai nuk iu përgjigj gazetarëve.
“Tash jemi duke shkuar në Kuvend”, tha shkurt ai.
Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të fillojë prej orës 10.00.
Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë , Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.


