Lajme

“Kurti mashtrues, nga njëra anë kinse i vë kusht Serbisë për Radojiçiqin, në anën tjetër koordinoheshin kundër veteranëve”

06/26/2024 20:52
nga:Y I

Pas takimit të dështuar në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq dhe kushteve të vendosura nga pala kosovare, ka ardhur një reagim nga OVL-UÇK.

Faton Klinaku e ka quajtur mashtrues Kurtin pasi sipas tij nga njëra anë kinse i vendos kusht Serbisë për dorëzimin e Radojiçiq dhe nga ana tjetër kordinoheshin me të për veteranët e luftës.

“Kryeministri mashtrues, Albin Kurti, në njërën anë kinse i vë kusht Serbisë për dorëzimin e kriminelit Radojçiq, e në anën tjetër koordinoheshin me të kundër veteranëve të luftës së UÇK, por edhe në anën tjetër javën tjetër zëvendësi i tij takohet javën tjetër pa kushte me Serbinë” shkruan Klinaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: