Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se lufta kundër korrupsionit është një betim i përditshëm ndaj shoqërisë dhe brezave të ardhshëm.
Ai deklaroi se shteti duhet të ndërtohet mbi transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi, ku ligji qëndron mbi interesin dhe e vërteta mbi privilegjin.
Kurti u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve të vazhdojnë rrugën e reformave për një Kosovë më të drejtë dhe më të besueshme.
“Lufta kundër korrupsionit është detyrë e përditshme, një betim ndaj shoqërisë sonë dhe brezave që vijnë. Në Javën Kundër Korrupsionit, riafirmojmë angazhimin tonë për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm – një shtet ku ligji është më i fortë se interesi, dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji. Le të vazhdojmë së bashku, me vendosmëri dhe integritet, rrugën e reformave që e bëjnë Kosovën më të drejtë, më të pastër dhe më të besueshme”, ka thënë Kurti.
Adresimi i plotë i Kurtit:


