Lajme

Kurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

04/07/2021 15:11
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Në vend të tij në këtë pozitë ka emëruar Resul Makreshin.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas ZKM-së, arsyeja e dorëheqjes së Rrahmanit, është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.